Lajme Zone
Përgjimi i Ahmetajt shkakton termet ne Qeveri/ Pas Arjeta Pucës dhe KAYO, Rama nxjerr Nufin të mbrojë aferat me Ron Yeffet
PolitikëPamfleti

Përgjimi i Ahmetajt shkakton termet ne Qeveri/ Pas Arjeta Pucës dhe KAYO, Rama nxjerr Nufin të mbrojë aferat me Ron Yeffet

Duke parë se afera e tyre ka dalë në shesh, Rama nxori sot ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të mbrojtur mikun e tij Ron Yeffet. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ermal “raketa”, (siç i referohet Ahmetaj), i cilëson akuzat e Ahmetajt si trillime, teksa mbrojti me zell të madh kompaninë ‘KAYO’, duke e quajtur atë një sukses të madh.

Ermal Nufi, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet Ky alarm vihet re prej ditësh... Publikimi i përgjimeve të Ron Yeffet, pak ditë më parë nga ana e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj ka trazuar Qeverinë e cila është vënë në lëvizje për të mbrojtur aferat e mikut izraelit të Edi Ramës.

Duke parë se afera e tyre ka dalë në shesh, Rama nxori sot ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të mbrojtur mikun e tij Ron Yeffet. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ermal “raketa”, (siç i referohet Ahmetaj), i cilëson akuzat e Ahmetajt si trillime, teksa mbrojti me zell të madh kompaninë ‘KAYO’, duke e quajtur atë një sukses të madh.

“Përkundër fantazisë, trillimeve dhe akuzave politike të faktorëve që duan të ushqejnë veten dhe të mbijetojnë në rrugën që kanë humbur, sot asgjë nuk e ndal faktin se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një prioritet strategjik për Shqipërinë, prioritet i cili është në funksion të sigurisë kombëtare, ashtu edhe të angazhimeve tona si një vend anëtar i NATO-s”, u shpreh ndër të tjera Nufi.

Ky alarm vihet re prej ditësh. Fillimisht ishte ortakja e tij shqiptare në TIMAK, Arjeta Puca, ajo që doli publikisht në mbrojtje të Ron Yeffet, pas audiomaterialeve të publikuara nga Ahmetaj. Në një intervistë për mediat, Puca konfirmoi se Yeffet është ortaku i saj në TIMAK, por refuzoi të komentonte përmbajtjen e audiomaterialit, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe autenticitetin e tij, si dhe hodhi poshtë pretendimet për trafik armësh.

Pas Pucës reagoi edhe vetë TIMAK Defence. Në një deklaratë publike, kompania mohoi kategorikisht akuzat e ngritura lidhur me Yeffet, aktivitetin e saj dhe marrëdhëniet me strukturat shtetërore shqiptare, duke i cilësuar pretendimet si “të rreme” dhe “të pabazuara”.

Pa e përmendur Ahmetajn me emër, TIMAK iu referua autorit të akuzave si “një person në arrati nga drejtësia shqiptare” dhe pretendoi se deklaratat i kanë shkaktuar dëm reputacionit të kompanisë, punonjësve dhe marrëdhënieve të saj të biznesit.

Kompania paralajmëroi gjithashtu se do të nisë procedura ligjore pranë gjykatës kompetente në Zvicër për mbrojtjen e emrit dhe interesave të saj, duke deklaruar se faktet dhe provat do të paraqiten në kuadër të procesit ligjor.

Fakti që pas publikimit të audiomaterialeve reaguan me radhë Arjeta Puca, TIMAK Defence dhe tashmë ministri i Mbrojtjes, tregon se ekspozimi ka ngritur sirenat e alarmit.yeffet rama nufi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përplasja e Ramës me magjistratët për pagat, Shehaj: E humbi betejën, mendonte se mund t’i kontrollonte 13 Shtator 2026, 17:1717:17Aktualitet Dita e 106-të e protestës, aktivisti: Nuk ndalemi pa largimin e Ramës dhe një qeveri teknike 13 Shtator 2026, 14:3014:30Aktualitet “Je mërzitur nga kjo jetë? Dil në det”/ Shqiptari me maskë joshte emigrantët për në Angli, zbardhet skema 13 Shtator 2026, 14:2814:28Aktualitet 105 ditë në rrugë, protestat që po sfidojnë Edi Ramën 13 Shtator 2026, 12:5712:57Aktualitet PISA kthehet në trofe politik, Rama: Shqipërinë e ngritëm nga fundi në vendin e parë 13 Shtator 2026, 11:0811:08Aktualitet Katër universitete të reja në Shqipëri, Rama zbulon planin: Nga Mjekësia në Fier te Inteligjenca Artificiale në Korçë 13 Shtator 2026, 10:3810:38Aktualitet