Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook një tjetër denoncim të ardhur nga qytetari dixhital, këtë herë me akuza të rënda për mënyrën se si pretendohet se është përdorur struktura operative e Shërbimit Informativ Shtetëror. Në mesazhin drejtuar Berishës, denoncuesi ngre pretendime për përgjime dhe ndjekje të personave të ndryshëm, duke vendosur në qendër të akuzave drejtorin e Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, si dhe Iglis Sadikajn.
Sipas denoncuesit, Kole ka qenë një prej personave kryesorë që zbatonte kërkesat që pretendohet se vinin nga Ergys Agasi dhe ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.
“Personi kyç që bënte çdo qokë të Vlora Hysenit, që nga porositë e Gysit të saj për përgjimet dhe deri tek përndjekjet e personave që Gysi i kërkonte Vlorës”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.
Denoncuesi pretendon se këto veprime janë kryer ndaj ministrave, zyrtarëve dhe deputetëve të opozitës, duke pretenduar se në disa raste nuk ka pasur dokumentacion apo protokollim zyrtar.
Në vijim, në denoncim përmendet edhe Iglis Sadikaj, për të cilin pretendohet se përdorej nga Kole për veprimet në terren.
“Për të kryer punët e Gysit dhe Vlorës, Jurgen Kole përdor shefin e njërës prej bazave në terren që quhet Iglis Sadikaj”, shkruan denoncuesi.
Mesazhi pretendon gjithashtu se situata vazhdon edhe pas largimit të Hysenit nga drejtimi i SHISH, duke akuzuar se urdhrat vijojnë të zbatoheN.
POSTIMI I BERISHES
Përgjimet e SHISH në shërbim të bandave.Gysi vinte në përgjim çdo person që dëshironte.Drejtori i operacionales Jurgen Kole dhe Iglis Sadikaj kryesor në këtë veprimtari të paligjshme. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.Si je doktor? Po te ve ne dijeni per nje nga personazhet kryesor qe ka insticioni i SHISH, ai eshte drejtori i operacionales ne SHISH Jurgen Kole qe e keni denoncuar si pronar te lokalit ne Berzhite ku takoheshin shpesh Gysi me vloren.Personi kyc qe bente cdo qoke te vlora hysenit, qe nga porosite e Gysit te saj per pergjimet dhe deri tek perndjekjet e personave qe gysi i kerkonte vlores, ministrave zyrtarve te tjere deputetve te opozites etjme apo pa dokumentacion perkates apo pa protokoll e dokumentim zyrtar!Ai eshte leva kyce e saj i cili akoma vazhdon te ushtroje detyren!Per te kryer punet e gysit dhe vlores Jurgen Kole perdor shefin e njeres prej bazave ne terren qe quhet Iglis Sadikaj. Te gjithe thone qe ajo baze jane njerzit e drejtorit, dhe perdoren per punet e tij e te vlores, pra kuptohet per punet e shefit qe eshte gysi.Situata eshte e njejte doktor, pasi ai vazhdon akoma me urdhera duke vazhduar vijmesin e Vlora Hysenit dhe Gysit te Troplinve!Ju lutem anonim! Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm
