Lajme Zone
Fjalimi i Ramës në OKB/ Këlliçi: Dërdëllitje boshe nga autokrati i zhytur në krim
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Fjalimi i Ramës në OKB/ Këlliçi: Dërdëllitje boshe nga autokrati i zhytur në krim

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar fjalimin e...

Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB.

Sipas Këlliçit, Edi Rama paraqiti në foltoren e Kombeve të Bashkuara një realitet që nuk ekziston.

Ai theksoi se Rama gënjeu për protestën dhe motivet e saj, foli për llogaridhënien që nuk e praktikon prej vitesh, predikoi lirinë e shprehjes kur është dhunuesi i saj, përmendi demokracinë ndërkohë që ka instaluar regjimin.

Këlliçi nënvizon se kushdo që e dëgjoi fjalimin e Ramës në OKB ndjen neveri për një autokrat të korruptuar dhe të zhytur në krim, që mendon se po mahnit botën me dërdëllitjet e tij boshe. “Cila është vlera dhe përfitimi kur merr mashtrimet e paturpshme të përditshme dhe i ligjëron në podiumin e OKB?!

Edi Rama paraqiti në foltoren e Kombeve të Bashkuara një realitet që nuk ekziston!

Gënjeu për protestën dhe motivet e saj. Foli për llogaridhënie kur nuk e aplikon prej 13 vitesh.

Predikoi lirinë e shprehjes kur është dhunuesi më i madh i saj.

Përmendi demokracinë ndërkohë që ka instaluar regjim.

Kushdo që e ka ndjekur atë fjalim sot, thjesht ndjen dhe më shumë neveri për një autokrat të korruptuar e zhytur në krim, që mendon se po mahnit botën me dërdëllitje boshe, teksa vjedh e shtyp çdo ditë popullin e tij”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.