Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Peçi: Skandalet qeveritare shtohen pirg, do plasin si bombë atomike e do i marrë gjithë me vete


Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në News24 foli edhe për përgjimet e reja, ku Ergys Agasi flet me dy izraelitë dhe i informon ata për faktin se ka komunikime me shefen e SHISH, Vlora Hysenin. Agasi iu thotë shtetasve izraelitë se e ka shefen e SHISH shoqe të ngushtë.

Gazetari Ermal Peçi, i ftuar në News24 foli edhe për përgjimet e reja, ku Ergys Agasi flet me dy izraelitë dhe i informon ata për faktin se ka komunikime me shefen e SHISH, Vlora Hysenin. Agasi iu thotë shtetasve izraelitë se e ka shefen e SHISH shoqe të ngushtë. Peçi tha se skandalet tashmë nuk kanë të sosur dhe se nuk është ky i vetmi, por qeveritarë të shumtë tashmë janë në telashe me drejtësinë. Sipas tij, skandalet e qeverisë janë duke u shtuar pirg e do vijë një moment që do plasin si bombë atomike e do i marrë të gjithë me vete. “Rama nuk e ka punën e lehtë, sepse shumë bashkëpunëtorë të tij janë prapa hekurave ose në hetim. Por skandalet në vend nuk kanë të sosur. Janë një sërë skandalesh, që do bëhen bashkë si një bombë atomike, që njëherë do plasë e do marrë të gjithë me vete. Shqipëria po kalon periudha të vështira dhe ndaj SPAK duhet mbështetur. Këtu kemi qenë dhe SPAK ka qenë institucioni që zbuluar skandalet e qeverisë”, u shpreh Peçi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ergys Agasi ermal peci