Lajme Zone
Përgatitjet për Evropianin 2027, Kombëtarja U-21 barazon në limite kundër Ukrainës
SportReport TV

Përgatitjet për Evropianin 2027, Kombëtarja U-21 barazon në limite kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e drejtuar nga Alban Bushi ka barazuar 2-2 kundër Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve e ka mbyllur në mënyrë dramatike ndeshjen miqësore kundër Ukrainës. Kuqezinjtë në fund barazuan 2-2, në duelin që ishte i vlefshëm për përgatitjet e Evropianit U-21, që zhvillohet në Shqipëri në 2027 bashkë me Serbinë. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Dodajt, i cili krijoi edhe mundësi të tjera shënimi. Por në pjesën e dytë, brenda dy minutash u përmbys rezultati nga ukrainasit të cilët shënuan fillimisht me penallti e në vijim pas një goditje dënimi ku e gjithë mbrojtja ishte në gjumë. LEXO edhe...Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës Më pas ata mbeten me 10 lojtarë e kjo ndihmoi Shqipërinë të shtonte trysninë e kërkonte golin e cili erdhi në minutën e fundit, pas zhvillimit të një goditje këndi ku Maksuti me kokë shënoi atë të barazimit 2-2. Ne.k./ReportTv.al kombetarja U-21 miqesore ukraina u-21 Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2295 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?