Lajme Zone
Përfundon takimi/ Rama jep porositë, fokusi te dokumenti “Besa”
PolitikëABC News Albania

Përfundon takimi/ Rama jep porositë, fokusi te dokumenti “Besa”

As emrat, as protestat; prioritet i qeverisë dhe PS-së janë qytetari dhe besa.

As emrat, as protestat; prioritet i qeverisë dhe PS-së janë qytetari dhe besa.

Në mbledhjen post-Pogradec, në Vilën e Kuqe në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri të qartë ministrave dhe drejtuesve politikë se platforma e re “Pasqyra Albania” duhet të jetë ligj për gjithsecilin.

Edhe pse “Pasqyra Albania” do të funksionojë si një platformë dixhitale për të afruar qytetarin me zgjidhjen e problemeve, Rama nuk e lë me kaq. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kryeministri u parashtroi drejtuesve të qeverisë dhe të PS-së skemën e re se si do të shkohet fizikisht te problemet dhe te qytetari.

Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, të shoqëruar nga deputetët, do të kenë detyrën të mbledhin fizikisht në terren hallet e qytetarëve, duke i mbajtur shënim.

Kryeministri Rama ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për videot apo postimet në rrjetet sociale, pasi të paktën një herë në muaj do të bëhet vlerësimi i performancës së gjithsecilit.

Më pas, të gjitha problemet që duhen zgjidhur, drejtuesit politikë dhe deputetët do t’ua adresojnë ministrave përkatës.

Ministrat kanë për detyrë të zgjidhin problemet, ngarkesën e të cilave do ta shpërndajnë te zëvendësministrat e tyre.

Me këtë skemë të re, qeveria dhe PS-ja dalin të gjithë në terren, duke treguar se kryeministri Rama e ka marrë seriozisht raportin e ri me qytetarin, duke lënë në plan të dytë protestën e bulevardit dhe politikën e Tiranës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet “Pasqyra Albania”Edi RamaPrice Whatch Albania”