Lajme Zone
PolitikëReport TV

Përfundon rehabilitimi i 1.3 km argjinaturë në Vrinë të Sarandës, Salla inspekton investimin: 2 mijë hektarë tokë bujqësore më të mbrojtura (VIDEO)


Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë të Sarandës do të mbrohen më mirë nga përmbytjet, erozioni dhe depërtimi i ujërave të kripura pas rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17, ndërsa investimi pritet të krijojë kushte edhe për rikthimin e kultivimit të midhjeve në zonë pas 17 vitesh. Faza e parë e punimeve ka përfunduar me përforcimin e rreth 1.3 kilometrave të argjinaturës, si pjesë

Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë të Sarandës do të mbrohen më mirë nga përmbytjet, erozioni dhe depërtimi i ujërave të kripura pas rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17, ndërsa investimi pritet të krijojë kushte edhe për rikthimin e kultivimit të midhjeve në zonë pas 17 vitesh. Faza e parë e punimeve ka përfunduar me përforcimin e rreth 1.3 kilometrave të argjinaturës, si pjesë e një pakete investimesh prej rreth 20 milionë eurosh për sistemin e ujitjes dhe kullimit. Gjatë inspektimit të investimit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se ndërhyrja i jep zgjidhje një problemi të hershëm që lidhej me hyrjen e ujit të detit në hidrovorin e Vrinës. LEXO edhe...Pas 17 vitesh nis thellimi i Kanalit të Vivarit në Butrint, Ministri Salla inspekton punimet: Rikthejmë kuotat për kultivimin e midhjes “Faza e parë e investimit ka përfunduar me sukses dhe sipas standardeve më të mira. Problematika e mëparshme ka qenë hyrja e ujit të detit në hidrovorin e Vrinës dhe rrezikoheshin tokat e kësaj zone nga përmbytjet”, deklaroi Salla. Sipas tij, faza e dytë e projektit do të vijojë me rehabilitimin e mëtejshëm të argjinaturës dhe modernizimin e sistemit të ujitjes e kullimit. “Vijimi i ndërhyrjeve me fazën e dytë të rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17 në Vrinë, si pjesë e një pakete të integruar investimesh që përfshin edhe modernizimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, do të garantojë mbrojtjen afatgjatë të tokave bujqësore dhe më shumë siguri për prodhimin, ekonominë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës”, u shpreh Salla. Ministri tha se investimi do të ketë ndikim edhe te zhvillimi i kultivimit të midhjeve dhe ekonomia e zonës. “Pas 17 vitesh do të hapim krahët për midhjen dhe midhja do të na ndihmojë për ekonominë e vendit”, tha Salla, duke shtuar se ndërhyrja për ndarjen e ujërave lidhet edhe me zhvillimin e turizmit dhe rritjen e prodhimit bujqësor në zonë. “Po bëjmë një paketë investimesh aty ku kemi nevojë dhe ku duhet, në të gjithë Shqipërinë, ku përfshihen edhe hidrovoret, për t’u paraprirë përmbytjeve dhe sistemeve të kullimit”, deklaroi ministri. Ora 17:18 Pas 17 vitesh nis thellimi i Kanalit të Vivarit në Butrint, Ministri Salla inspekton punimet: Rikthejmë kuotat për kultivimin e midhjes Foto: Ministri Andis Salla dhe kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion ÇaçiPas më shumë se 17 vitesh pa ndërhyrje, ka nisur thellimi i Kanalit të Vivarit në Butrint, një investim që synon të rikthejë funksionalitetin e kanalit dhe të krijojë kushtet për hapjen e kuotave të kultivimit dhe eksportit të midhjes.Punimet parashikojnë, në fazën e parë, largimin e rreth 50 mijë metra kub sedimenteve të grumbulluara ndër vite. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ndërhyrja do të përmirësojë shkëmbimin natyror të ujërave mes Lagunës së Butrintit dhe Detit Jon, duke ndikuar në oksigjenimin dhe nivelin e kripësisë, elementë të rëndësishëm për ekosistemin dhe kultivimin e midhjes.Gjatë inspektimit të punimeve në Sarandë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se investimi lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë së zonës.“Jemi në Kanalin e Vivarit për investimin që po kryejmë për thellimin e kanalit. Për herë të parë pas shumë vitesh do të hapim edhe kuotat e midhjes, një proces shumë i rëndësishëm për ekonominë vendase, por edhe për konsumatorin shqiptar”, u shpreh Salla.Punimet po kryhen me një dragë të posaçme, e cila do të mundësojë thellimin e kanalit dhe largimin e sedimenteve, me synimin për të rikthyer qarkullimin natyror të ujërave dhe për të krijuar kushte më të favorshme për habitatin e Lagunës së Butrintit.Gjatë inspektimit, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, tha se investimi do të ndihmojë kultivuesit e midhjes dhe do të krijojë mundësi për zgjerimin e tregut dhe eksportin e prodhimit.Sipas Ministrisë së Bujqësisë, thellimi i Kanalit të Vivarit, së bashku me ndërhyrjet në kanalet që furnizojnë lagunën me ujë të ëmbël, synon të përmirësojë qarkullimin natyror të ujërave dhe të krijojë kushte më të mira për florën, faunën dhe aktivitetin e kultivuesve të midhjes. Share U.D/ReportTv.al andis salla sarande vrine toke bujqesore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.8% Social media 16.4% Vota total: 3211 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?