Filmat që kanë bërë historinë e kinemasë shqiptare dhe që ndër vite kanë qenë fitues të Festivalit të Filmit Shqiptar, u rikthyen në ekran përmes një video-montazhi në çeljen e edicionit të 14-të të tij. Një hyrje simbolike për një mbrëmje gala, ku në qendër ishte kinemaja shqiptare, emrat që i kanë dhënë jetë asaj ndër vite dhe krijuesit që po shkruajnë kapitujt e saj të rinj. 31 trofe u ndanë gjatë kësaj mbrëmjeje, mes çmimeve për filmat më të mirë, vlerësimeve profesionale, çmimeve të karrierës, mirënjohjeve dhe homazheve për figura të rëndësishme të kinemasë shqiptare, mes të cilave edhe aktorja Tinka Kurti. LEXO edhe... “Fëmijët e saj”, filmi i parë shqiptar kthehet i restauruar! Pas 69 vitesh nga realizimi, premiera e shfaqjes në kinema Kupa e festivalit shkoi për filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” nga Gentian Koçi, që u akordua nga kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. “Sot fitoi kinemaja shqiptare. Këto ditë katër sallat kanë pritur rreth 20 mijë spektatorë. Lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm, publiku do të dyfishohet, se festivalit i bashkohet dhe Kosova”., tha Jorgji. Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, juria e përbërë nga Blerta Zeqiri, Bogdan Muresanu, Rajmonda Bulku, Ylljet Aliçka dhe Haig Zacharian, shpërndau disa prej çmimeve kryesore. Një vlerësim i rëndësishëm ishte Çmimi për Vepër të Parë, që shkoi për “Derë e Hapur” me regji të Florenc Papas, i cili u vlerësua edhe për fotografinë më të mirë, që iu dha Sevdije Kastratit. Çmimi për producentin më të mirë shkoi për Fatmir Koçin dhe Rozeta Ferin, për “Amsterdam Express”. Për skenarin më të mirë u vlerësua filmi “Liqeni im” dhe Gjergj Xhuvani, ndërsa për muzikën më të mirë u vlerësua Endri Sina, për filmin “Bolero në vilën e pleqve”. Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Blerim Destanin, për “Amsterdam Express”, ndërsa për aktoren më të mirë u vlerësua Adriana Matoshi, për “Luna Park”. Efekte Edhe publiku dha çmimet e tij, një vlerësim që solli në skenë zgjedhjen e spektatorëve. Për filmin më të mirë të gjatë të karrierës u vlerësua “Këtu Vallëzohet me Hijet”. Për filmin më të mirë vepër e parë, “Burri i Shtëpisë” nga Andamion Murataj. Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër shkoi për “Si Ujë”. Në kategorinë e filmit dokumentar, publiku zgjodhi “Rikard”, ndërsa për filmin më të mirë të animuar u vlerësua “Burri”. Nga filmat artistikë, ceremonia kaloi te historitë e shkurtra dhe ato dokumentare. Juria e filmit të shkurtër, e përbërë nga Agron Mesi, Rikarda Nova dhe Ilir Kaso, shpalli fitues “Kampion”, nga Ermir Keta. Filmi më i mirë i animuar u vlerësua “Ethnophobia”, nga Joan Zhonga, ndërsa një vlerësim special iu dha “Lajmi”, nga Lorin Terezi. Në kategorinë e dokumentarit, juria e përbërë nga Përparim Kabo, Esat Teliti dhe Fabrizio Bellomo, vlerësoi si dokumentarin më të mirë “Dritë”, nga Yllka Gjollesha dhe Suela Bako. Një tjetër seri vlerësimesh erdhi nga Akademia e Filmit. Çmimi për regjisorin më të mirë iu dha Gjergj Xhuvanit, për “Liqeni im”, ndërsa ai për skenarin më të mirë shkoi po për Xhuvanin. Për producentët më të mirë u vlerësuan Vjollca Dedej dhe Dritan Huqi. Filmi “Liqeni im” u vlerësua edhe në kategori të tjera: Dimo Popov për fotografinë, Rosario Di Bella për muzikën, Juan Gambino për montazhin, Durim Neziri për skenografinë dhe vendet e xhirimit dhe Stela Laknori për kostumet. Çmimi i Akademisë për filmin më të mirë të shkurtër shkoi për “Shija e Derrit”, nga Elvis Lule. Për filmin më të mirë dokumentar u vlerësuan Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, për “Dritë”, ndërsa në animacion u vlerësua “Dega e Vogël”, nga Bertrand Shijaku. Tingujt e njohur të kolonave zanore shoqëruan edhe momentet e tjera të ceremonisë, duke rikthyer në sallë atmosferën e filmave që janë bërë pjesë e kujtesës kolektive nën interpretimin live të Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar. Në skenë u sollën tema të njohura nga kolona zanore të filmave shqiptarë, mes tyre “Fjalët e Qiririt”, me muzikë të Limoz Dizdarit për filmin “Mësuesja”, e interpretuar nga sopranoja Eva Golemi, e shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së. Moment i veçantë ishte homazhi për artistët që i kanë dhënë aq shumë kinemasë shqiptare. Tre çmime “In Memoriam” u kushtuan figurave të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, mes tyre Vladimir Prifti, Birçe Hasko dhe Gjergj Xhuvani. Me çmim karriere u nderuan edhe Robert Radoja dhe regjisori Saimir Kumbaro. JURIA E FILMIT TË GJATË ARTISTIK: Blerta Zeqiri, Bogdan Muresanu, Rajmonda Bulku, Ylljet Aliçka, Haig ZacharianFotografia më e mirë: “Derë e hapur”, regjia Florenc Papas, drejtore fotografie Sevdije KastratiProducenti më i mirë: Amsterdam Express (Fatmir Koçi, Rozeta Feri)Skenari më i mirë: “Liqeni im”, Gjergj XhuvaniMuzika më e mirë: Bolero në vilën e pleqve (regjisor Spartak Pecani, kompozitor Endri Sina)Filmi më i mirë i gjatë i karrierës: Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur (regjisor Gentian Koçi)Aktorja më e mirë: Adrian Matoshi te filmi “Luna Park”Aktori më i mirë: Blerim Destani te filmi “Amsterdam Express”Filmi më i mirë vepër e parë: “Derë e hapur” nga Florenc Papas JURIA E FILMIT TË SHKURTËR e përbërë nga: Agron Mesi, Rikarda Nova, Ilir KasoFilmi më i mirë i animuar: “Ethnophobia” nga Joan ZhongaFilmi më i mirë i shkurtër: “Kampion” nga Ermir KetaSpecial Mention: “Lajmi” nga Lorin Terezi JURIA E FILMIT DOKUMENTAR: Përparim Kabo, Esat Teliti, Fabrizio Bellomo:Dokumentari më i mirë: “Dritë” nga Yllka Gjollesha, Suela Bako ÇMIMI I PUBLIKUT:Çmimi i Publikut – Filmi më i Mirë i Gjatë i Karrierës: KËTU VALLËZOHET ME HIJET- Pluton VasiÇmimi i Publikut – Filmi më i mirë Vepër e Parë: BURRI I SHTËPISË- Andamion MuratajÇmimi i Publikut – Filmi më i Mirë i Shkurtër - Si UjëÇmimi i Publikut – Filmi më i Mirë Dokumentar - RikardÇmimi i Publikut – Filmi më i Mirë i Animuar - Burri ÇMIMET E AKADEMISËÇmimi për Regjisorin më të Mirë - GJERGJ XHUVANI - Liqeni Im -Çmimi për Producentin më të Mirë – VJOLLCA DEDEI dhe Dritan HuqiÇmimi për Aktorin më të Mirë / KARAFIL SHENAÇmimi për Aktoren më të Mirë - .........ELIA ZAHARIAÇmimi për Skenarin më të Mirë – GJERGJ XHUVANIÇmimi për Drejtorin më të Mirë të Fotografisë - DIMO POPOVÇmimi për Muzikën më të Mirë - ROSARIO DI BELLAÇmimi për Montazhin më të Mirë – JUAN GAMBINOÇmimi për Skenografinë dhe Vendet e Xhirimit – DURIM NEZIRIÇmimi për Kostumet më të Mira – STELA LAKNORIÇmimi për Filmin më të Mirë të Shkurtër – ELVIS LULE - Shija e DerritÇmimi për Filmin më të Mirë Dokumentar – YLLKA GJOLLESHA & SUELA BAKO - "Dritë" / "Light"Çmimi për Filmin më të Mirë të Animuar – BERTRAND SHIJAKU - DEGA E VOGËL B.G/P.J/ReportTv.al jonid jorgji filma filmi Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 6654 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

