Lajme Zone
Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, nis ndërhyrja nga ajri!
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, nis ndërhyrja nga ajri!

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e Iballe, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, që prej mbrëmjes së djeshme, mbi lagjen Gere. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është penguar, ndërsa flakët kanë vijuar të përhapen në zonën pyjore.

Zjarrfikësit e Fushë-Arrëzit janë stacionuar në qendër të Njësisë Administrative, ndërsa banorët e zonës, së bashku me shërbimin pyjor, kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete rrethanore në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Në mbështetje të operacionit është angazhuar edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur në mënyrë të qëllimshme. Autoritetet po vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit, ndërsa pritet të hetohen shkaqet dhe rrethanat që çuan në shpërthimin e tij.