Një zjarr ka rënë në një nga lokalet në zonën e Triportit, në Vlorë, duke rrezikuar përhapjen edhe në drejtim të Pyllit të Sodës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës dhe shmangien e çdo rreziku të mëtejshëm.
