Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e brendshme të dyqanit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në bizneset përreth. Si pasojë, dyqani ka pësuar dëme materiale, ndërsa dy bizneset ngjitur, një pikë këmbimi valutor dhe një agjenci udhëtimi, kanë shpëtuar pa dëmtime. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit