Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një biznes në Elbasan
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një biznes në Elbasan

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe tregtarëve të zonës. Zjarri ka rënë në dyqanin “Neranxi”, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Biznesi ndodhet pranë dy subjekteve të tjera tregtare, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët nuk janë përhapur dhe nuk janë shkaktuar dëmtime në ambientet përreth.

Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në biznes pritet të vlerësohen nga grupet përkatëse. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit dhe për të dokumentuar rrethanat e incidentit.