Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një automjet në Bradeshesh, bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një automjet në Bradeshesh, bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Një automjet është përfshirë papritur nga flakët gjatë ecjes në zonën e Bradasheshit. Nga pamjet duket zjarri dhe tymi i dendur që kanë pushtuar menjëherë zonën, duke krijuar një situatë kritike për sigurinë rrugore dhe vështirësi të mëdha për të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve që po udhëtonin në këtë drejtim.

Një automjet është përfshirë papritur nga flakët gjatë ecjes në zonën e Bradasheshit. Nga pamjet duket zjarri dhe tymi i dendur që kanë pushtuar menjëherë zonën, duke krijuar një situatë kritike për sigurinë rrugore dhe vështirësi të mëdha për të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve që po udhëtonin në këtë drejtim. Për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymit, qarkullimi i automjeteve është bllokuar totalisht. Kjo ka sjellë krijimin e radhëve të gjata dhe bllokim kilometrik të trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendngjarje pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës, ndërsa autoritetet rrugore po punojnë për zhbllokimin e trafikut.