Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Shëngjinit, ndërhyjnë menjëherë zjarrfikësit

Një anije ka marrë flakë në Portin e Shëngjinit, në rrethana ende të paqarta. Flakët dyshohet se mund të kenë nisur nga një bombul e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të vogël gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet mund të kenë shkaktuar më pas zjarrin.

Pavarësisht flakëve, ndërhyrja në kohë rekord e të gjitha strukturave zjarrfikëse të portit, strukturave të sigurisë, shërbimeve dispeçer dhe punonjësve të shërbimeve portuale bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku, ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem dhe se puna vijon normalisht në port. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Autoritetet pritet të sqarojnë në vijim rrethanat dhe shkaqet e incidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet