Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë në kohë nga makina sapo ka konstatuar flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

