Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali


Urim Fiku dyshohet se është vrarë. Në lidhje me ngjarjen në fjalë u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij.

Urim Fiku dyshohet se është vrarë. Në lidhje me ngjarjen në fjalë u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij. Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari, ndërsa ai u gjet i pajetë në malet e Bulqizës. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar një tjetër shkak të vdekjes. Urim Fiku rezulton të ketë pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks. Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vrasjen e 61-vjeçarit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bulqize