Lajme Zone
Përfshihet nga flakët “Lëndina e Madhe” në Devoll
Të tjeraCNA

Përfshihet nga flakët “Lëndina e Madhe” në Devoll

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë. Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plot

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë.

Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit.

Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit.

Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse, teksa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.