Një aksident i rëndë është kapur nga kamerat në autostradën I-87 në Nju Jork, ku një kamion ka goditur mbikalimin e urës South Broadway pasi kalonte lartësinë e lejuar.
Pas përplasjes me strukturën e urës, mjeti është përmbysur në mes të rrugës dhe ka rrëshqitur mbi asfalt duke goditur një makinë të llojit Toyota që ndodhej në korsinë e emergjencës.
Drejtuesi i makinës së goditur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime, por është gjobitur nga policia.
Kjo është hera e dytë që kjo urë goditet nga një mjet i lartë brenda pak kohësh, ndërsa autoritetet konfirmuan se dëmet strukturore këtë herë janë minimale dhe rruga është rihapur plotësisht. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

