Lajme Zone
Përfshihet nga flakët gomisteria në aksin Lezhë-Laç, zjarri rrezikoi edhe banesat që ndodheshin pranë
Të tjeraTop Channel

Përfshihet nga flakët gomisteria në aksin Lezhë-Laç, zjarri rrezikoi edhe banesat që ndodheshin pranë

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një gomisteri në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një gomisteri në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për shkak të përmasave, zjarri rrezikoi edhe disa banesa dhe një biznes që ndodheshin pranë gomisterisë.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, të cilat punuan deri në orët e para të mëngjesit për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, ishte i pranishëm në vendngjarje dhe bëri me dije se ndërhyrja vijoi gjatë gjithë natës për neutralizimin e situatës. Top Channel