Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot shenjtërimin e Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve më në nevojë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke u shndërruar në një simbol të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. “Sot, kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, një grua që ia kushtoi jetën e saj më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke i kujtuar botës se madhështia gjendet te shërbimi, jo te statusi”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA. Ambasada ka sjellë gjithashtu një citim të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka cilësuar Nënë Terezën si një figurë që “përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

