Lajme Zone
"Perëndimi e mbivlerëson", gazetari i njohur gjerman: Rama më kërcënoi në telefon se nuk i pëlqeu raportimi
PolitikëPolitiko

"Perëndimi e mbivlerëson", gazetari i njohur gjerman: Rama më kërcënoi në telefon se nuk i pëlqeu raportimi

Gazetari gjerman Walter Mayr, korrespondent i revistës prestigjioze “Spiegel”, ka rrëfyer një nga përvojat më të pakëndshme që ka pasur gjatë karrierës së tij me një politikan. Në një intervistë të gjatë për gazetën austriake “Die Presse”, Mayr është pyetur nga gazetari Christian Ultsch se cili ka qenë takimi apo përvoja më e pakëndshme me një politikan. Gazetari gjerman ka përmendur kryeministrin

Gazetari gjerman Walter Mayr, korrespondent i revistës prestigjioze “Spiegel”, ka rrëfyer një nga përvojat më të pakëndshme që ka pasur gjatë karrierës së tij me një politikan. Në një intervistë të gjatë për gazetën austriake “Die Presse”, Mayr është pyetur nga gazetari Christian Ultsch se cili ka qenë takimi apo përvoja më e pakëndshme me një politikan.

Gazetari gjerman ka përmendur kryeministrin shqiptar Edi Rama. Mayr ka treguar se Rama e ka telefonuar gjatë natës dhe e ka kërcënuar në mënyrë të tërthortë, pasi nuk ishte dakord me mënyrën se si ishte trajtuar një raportim.

"Veçanërisht i pakëndshëm ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Një natë, ai më kërcënoi në mënyrë të tërthortë në telefon dhe u ankua te kryeredaktori im, sepse nuk i pëlqeu mënyra se si ishte bërë raportimi", ka deklaruar Mayr.

Gazetari gjerman ka qenë gjithashtu kritik ndaj mënyrës se si Rama perceptohet në vendet perëndimore. Sipas tij, kryeministri shqiptar është “i mbivlerësuar në mënyrë groteske” nga Perëndimi. "Sipas mendimit tim, Rama është një politikan që Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske, për të mos thënë se e përkëdhel", shprehet gazetari gjerman. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm