Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin” – Berisha akuza të forta: Rama dhe Balluku janë hajdutët më të mëdhenj, qeveria ka humbur legjitimitetin!


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ata si hajdutët më të mëdhenj të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ata si hajdutët më të mëdhenj të vendit. Gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lideri i opozitës u shpreh se mazhoranca po e përdor forcën e kartonëve në parlament për t’u bërë mburojë veprimtarive kriminale dhe korruptive. “Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër ne Evropë dhe Botë faktoi se jo vetëm vjedh shqiptarët, por hajdutët e saj Rama dhe Balluku janë mbi cdo ligj në këtë vend. Ndaj dhe përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat e mëdha të krimit. Një qeveri që mbron krimin humbet legjitimimin e saj. Ajo përfaqëson krimin dhe meriton të largohet sa më parë nga pushteti”, tha ndër të tjera Sali Berisha. Berisha komentoi edhe draftin e ri territorial, ku PS propozimin shkrirjen e 15 bashkive. Sipas Berishës qëllimi i Ramës është që të shpopullojë vendi dhe të mbushë atë me qytetarë nga vendet e Azisë.

“Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve, të bashkive të shkurtuara. Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani kërkon që cdo pushtet ta ketë në pëllëmbe të dorës, kërkon të vazhdojë zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia”, deklaroi Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb