Lajme Zone
Përçahet “revolucioni i flamingove”/ Çupi: Ajo ishte dhunë që bëhet për interesin e xhepave të tyre
PolitikëABC News Albania

Përçahet “revolucioni i flamingove”/ Çupi: Ajo ishte dhunë që bëhet për interesin e xhepave të tyre

TIRANË- Përçahet “revolucioni i flamingove”. Të dielën, në bulevard para kryeministrisë, protesta u karakterizua nga sherri dhe përplasjet e forta.

TIRANË- Përçahet “revolucioni i flamingove”. Të dielën, në bulevard para kryeministrisë, protesta u karakterizua nga sherri dhe përplasjet e forta.

Kjo përplasje ndodhi mes dy grupimeve që kanë dalë në shesh prej fillimit. Ata janë përplasur fizikisht mes tyre dhe ka qenë ndërhyrja e personave të tjerë që shmangu agravimin e situatës.

Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh në “News Line” se skenat që panë qytetarët në bulevard nuk janë rastësore pasi ato ishin të pritshme. Sipas tij, ajo ishte një dhunë jo për parime demokratike, por për interesin e xhepave të tyre. Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë burimin që ushqen me para këtij grupime, të cilët kanë zaptuar bulevardin prej muajsh.

“Nuk ka qenë asgjë rastësore, ishte pritshme. Ajo ishte një dhunë e një lloji të caktuar. Kjo ishte dhunë për arsye të xhepave, për ato para që vijnë, ata e dinë se nga vijnë. SPAK duhet ta zbulojmë se nga vijnë financat në atë protestë. Ata deshën të hanë njëri-tjetrin për arsye të disa parave.

Në protestë dhunë verbale dhe fizike si asnjëherë më parë. Jemi para një dhune potenciale. Aty është gati të shpërthejë një dhunë, që mund të mos ndalet. Nuk është zbatuar as ligji që të tregohen administratorët, që të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Ai theksoi se protestusit kanë manifestuar sjellje antiperëndimore dhe se po dhunojnë të drejtat dhe imazhin e Shqipërisë.

“Bulevardi mund të nevojitet për qytetarët e lirë, duan të nxjerrin prindërit, fëmijët. Në këtë mënyrë dhunojnë të drejtat e Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet me aleatët, si BE, SHBA dhe NATO, që mund të cenohen. Protestuesit sjellje antiperëndimiore, kanë shkelur ligjin. Është për të ardhur keq ajo që ndodh në bulevard”, pohoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet frrok cupishqiperi