Aktivisti Ilir Xhemalaj ka sqaruar qëndrimin e protestuesve lidhur me një parrullë të shfaqur gjatë tubimit ndaj tre personazheve (George Soros, Jared Kushner dhe Benjamin Netanyahu), duke nënvizuar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë shënjestrim ndaj komunitetit hebre. Gjatë fjalës së tij, Xhemalaj rikujtoi traditën historike të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve dhe theksoi se revolta e qytetarëve në shesh është e drejtuar ekskluzivisht kundër ekzekutivit dhe sistemit aktual: “Dje kam parë një parrullë në shesh ndaj 3 personave (Soros, Kushner, Bibi Netanyahu), ku të 3 bëhen bashkë nga përkatësia e tyre si pjesë e komunitetit hebre. Ne nuk kemi asgjë me komunitetin hebre. Shqipëria i ka mirëpritur hebrenjtë dhe shqiptarët u dhanë besën atyre dhe asnjë hebre nuk u lëshua nga shqiptarët.” “Nuk e kemi luftën me asnjë shtet apo komunitet, por vetëm me qeverinë Rama. E kemi me këtë sistem që i ka sjellë shqiptarët në këtë dëshpërim”, nënvizoi Xhemalaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
