Një video e një të riu shqiptar është bërë virale në TikTok dhe ka ndarë përdoruesit në dy grupe, pas deklaratave të tij për prindërit që vendosin të kenë fëmijë edhe në kushte të vështira ekonomike.
Në videon që po qarkullon gjerësisht, i riu u bën thirrje personave që, sipas tij, nuk kanë mundësi ekonomike për të siguruar nevojat bazë, të mendojnë mirë përpara se të sjellin fëmijë në jetë.
Ai kundërshton edhe argumentin se “fëmija është bekimi më i madh”, duke thënë se ajo që mund të konsiderohet bekim nga prindërit, mund të përjetohet ndryshe nga vetë fëmija nëse rritet në kushte të vështira dhe pa mundësi ekonomike.
Deklaratat kanë shkaktuar komente të shumta, me qytetarët të ndarë mes atyre që e mbështesin idenë e tij për përgjegjësinë prindërore dhe atyre që e kundërshtojnë, duke argumentuar se vështirësitë ekonomike nuk duhet të jenë arsye për t’i mohuar dikujt të drejtën për të krijuar familje.
Debati prek një çështje më të gjerë sociale: A duhet të kenë fëmijë vetëm ata që kanë mundësi të mira ekonomike, apo dashuria dhe përkushtimi i prindërve mund të jenë më të rëndësishme se kushtet financiare?
Po ju si mendoni, ka të drejtë i riu apo e ka tepruar me deklaratat e tij? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

