Lajme Zone
"Për Enverin yll e dritë...", recitohet për ish-diktatorin në bibliotekën e Lushnjës, e pranishme edhe kryebashkiakja
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Për Enverin yll e dritë...", recitohet për ish-diktatorin në bibliotekën e Lushnjës, e pranishme edhe kryebashkiakja

Një aktivitet letrar dhe artistik i zhvilluar sot në Bibliotekën e Qytetit të Lushnjës është shoqëruar me një moment që ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Gjatë aktivitetit të autorit Neki Ngucaj, një prej pjesëmarrëseve, e njohur edhe si pedagoge, ka recituar vargje kushtuar ish-diktatorit Enver Hoxha. Në sallë ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila mësohet se ka

Një aktivitet letrar dhe artistik i zhvilluar sot në Bibliotekën e Qytetit të Lushnjës është shoqëruar me një moment që ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Gjatë aktivitetit të autorit Neki Ngucaj, një prej pjesëmarrëseve, e njohur edhe si pedagoge, ka recituar vargje kushtuar ish-diktatorit Enver Hoxha. Në sallë ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila mësohet se ka duartrokitur recitimin dhe më pas ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse.

Fakti që recitimi për Enver Hoxhën është bërë në një aktivitet të zhvilluar në bibliotekën publike të qytetit, nën administrimin e Bashkisë Lushnjë, ngjall debate për mesazhin që përcillet nga një institucion publik i kulturës.

Deklarata të tilla në një aktivitet publik nuk është një detaj i parëndësishëm për një një vend që ende përballet me plagët e diktaturës komuniste. Mbetet për t’u parë nëse Bashkia Lushnjë do të japë një shpjegim mbi aktivitetin dhe përmbajtjen e tij. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm