Lajme Zone
Pentagoni shqyrton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Europa, shumë më pak sesa i trembeshin aleatët e NATO-s! Reduktimi do të prekë më shumë Gjermaninë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pentagoni shqyrton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave amerikane nga Europa, shumë më pak sesa i trembeshin aleatët e NATO-s! Reduktimi do të prekë më shumë Gjermaninë

Vendet evropiane anëtare të NATO-s kishin shprehur shqetësimin se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25 mijë ushtarë nga rreth 80 mijë trupa amerikane të dislokuara në Evropë.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Europa, një shifër më e ulët nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s. Bloomberg, duke iu referuar burimeve të informuara mbi diskutimet brenda administratës amerikane shkruan se pjesa më e madhe e reduktimit të trupave do të prekë Gjermaninë, ku aktualisht është e përqendruar një pjesë e konsiderueshme e pranisë ushtarake amerikane në kontinent. LEXO edhe...Kushner: NATO do të mbetet shtylla kryesore e sigurisë evropiane Vendet evropiane anëtare të NATO-s kishin shprehur shqetësimin se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25 mijë ushtarë nga rreth 80 mijë trupa amerikane të dislokuara në Evropë. Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të jetë vetë Donald Trump ai që do të përcaktojë numrin e trupave që do të largohen. Lëvizja vjen në një moment tensionesh mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë, pasi Trump i ka kritikuar vazhdimisht vendet e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së dhe Izraelit në luftën kundër Iranit. Tërheqja e mundshme e trupave amerikane pritet të hapë një debat të ri brenda NATO-s, për ndarjen e përgjegjësive dhe sigurinë e Evropës. R.Xh/ReportTv.al nato SHBA Europë ushtria PENTAGONI Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.7% Të gabuar 28.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 1984 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?