Lajme Zone
EkonomiEuronews Albania

Pensionistët në Vlorë, ditë monotone dhe mungesë hapësirash për kohën e lirë


Në Vlorë mungojnë mundësitë që mosha e tretë të kalojë kohën e lirë. Të ulur në stola, në ato pak hapësira të gjelbra të qytetit, duke u larë në det apo duke shëtitur në diell, këto janë ndër alternativat e vetme për pensionistët. Ata e përshkruajnë ditën si monotone, pa aktivitete apo ambiente ku mund të mblidhen dhe të kalojnë kohën së bashku.

Në Vlorë mungojnë mundësitë që mosha e tretë të kalojë kohën e lirë. Të ulur në stola, në ato pak hapësira të gjelbra të qytetit, duke u larë në det apo duke shëtitur në diell, këto janë ndër alternativat e vetme për pensionistët. Ata e përshkruajnë ditën si monotone, pa aktivitete apo ambiente ku mund të mblidhen dhe të kalojnë kohën së bashku. Shumë prej tyre thonë se do të dëshironin të udhëtonin, të shkonin me pushime apo të kalonin disa ditë pranë fëmijëve që jetojnë në emigrim. Por pensionet që marrin, sipas tyre, nuk u japin mundësi të përballojnë as shpenzimet më të thjeshta të përditshme. Pensionistët kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet dhe investime në ambiente rekreative, ku mosha e tretë të mund të kalojë kohën e lirë, të luajë apo të zhvillojë aktivitete sociale. Sipas tyre, mungesa e këtyre hapësirave e bën edhe më të vështirë përditshmërinë e tyre. Aktualisht, në qytetin e Vlorës përmenden vetëm dy hapësira ku pensionistët mund të mblidhen, të luajnë dhe të kalojnë kohën e lirë: Lulishtja e Shkrimtarëve, ku tavolinat janë krijuar prej vetë tyre, dhe hapësira pranë Kalit të Trojës. Përtej tyre, alternativat mbeten të pakta.