Lajme Zone
Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje pensioni, zv.ministrja: Po finalizojmë skemën e re! Rrëzohet propozimi i PD
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje pensioni, zv.ministrja: Po finalizojmë skemën e re! Rrëzohet propozimi i PD

Opozita kërkon përjashtimin e pensionistëve që punojnë nga pagesa e sigurimeve shoqërore, me argumentin se ata janë të detyruar të jenë në tregun e punës prej pensionit të ulët. Nisma e propozuar nga deputeti i PD-së Igli Cara, nuk mbështetet nga mazhoranca. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani thotë se me skemën e re po vlerësohet kthimi këtyre kontributeve si bonus për këta pensionistë ose do iu rritet pensioni mujor.

Me mijëra qytetarë vijojnë të punojnë pavarësisht se kanë dalë në pension, e njëkohësisht paguajnë kontributet si të gjithë të punësuarit e tjerë. Deputeti i PD-së Igli Cara, përmes një drafti të depozituar në Kuvend, propozon që pensionistët duhet të përjashtohen nga detyrimi për të paguar sigurime shoqërore, përsa kohë kanë kontribuar një herë për pensionin e tyre. “Ai e ka kryer detyrimin e tij ka kontribuar gjithë ato vite dhe ka dalë në pension, për këto vite që punon mund të paguaj sigurime 10 milionë euro dhe nuk merr asnjë lekë. Ato paguajnë sigurime përsëri për një skemë që nuk do ti marrin më, kur do iu rikthehen këto para? A nuk quhet kjo marrje e padrejtë?”, tha Igli Cara deputet i PD. Por kjo nismë nuk gjen mbështetjen e mazhorancës. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani shpjegon se qeveria po shqyrton dy opsione për këtë situatë, ose dhënien e një bonusi për pensionistët e punësuar ose rritje të pensionit mujor. LEXO EDHE:Pas javës së gjelbër, deputetët kthehen në Kuvend! Nis seanca plenare “Nga njëra është rillogaritja e pensionit mbi bazën e kontributeve shtesë, ose dhënia e një pagese për çdo vit sigurimi pas daljes në pension”, tha Manjani. Këto ndryshime thotë qeveria po bëhen në kuadër të skemës së re që po punohet prej 2 vitesh, e cila pritet të adresojë problemin e pensioneve të ulta por edhe deficitin e lartë që aktualisht ka skema. Një ndër arsyet pse po bëhet reforma është për të adresuar mjaftueshmërinë e pensionit, krahas elementeve të tjerë si qëndrueshmëria fiskale e skemës, pasi është një skemë deficitare. Aktualisht deficiti është 200 milionë euro”, tha Manjani. Nga ana tjetër PD thotë se për shkak të këtij detyrimi, për të paguar sigurimit mijëra pensionistë të punësuar nuk deklarohen, pra janë informal. Sipas tyre janë 140 mijë pensionistë të punësuar por vetëm 13 mijë deklarohen. Në përfundim të diskutimeve në Komisionin e Bujqësisë, përballë 5 votave pro të opozitës ishin 8 deputetë të mazhorancës që votuan kundër, duke bërë që projektligji të rrëzohet. K.T./Shqiptarja.com TAG: kuvend pensionet igli cara Olta Manjani skema e pensioneve Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 2126 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?