Në Hagë nisën këtë të enjte deklaratat përmbyllëse në çështjen e dytë ndaj Hashim Thaçit, atë për pengim të drejtësisë. Prokuroria Speciale akuzon se mes 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Gjykata nisi dëgjimin e deklaratave nga akuza teksa ato do të vijojnë edhe të premten dhe të hënën e ardhshme ku radhën do ta ketë mbrojtja e thaçit dhe të tjerëve. LEXO EDHE:Akuza për pengim të drejtësisë/ Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon lirimin e tij Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 6 vjet burgim në rastin për ‘pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë’. Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar ndaj tij dhe ka thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat. Për të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Prokuroria kërkoi që të gjithë të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim. Prokuroria kërkoi që Hajredin Kuçi të dënohet me nëntë muaj burgim, ndërkaq, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj të dënohen me nga tre vjet burgim secili. Të gjithë të akuzuarit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm. Deklaratat përmbyllëse për akuzën e administrimit të drejtësisë përmbyllen në 14 shtator, dy ditë përpara se Haga të japë vendimin final për çështjen kryesore ndaj ish krerëve të UÇK, atë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burg për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ata i kanë mohuar akuzat. Të shtunën në Kosovë është njoftuar mbajtja e një tubimi masiv në mbështetje të ish krerëve të UÇK ku do të apelohet që ata të shpallen të pafajshëm. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:32 Akuza për pengim të drejtësisë/ Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon lirimin e tij Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 6 vjet burgim në rastin për ‘pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë’.Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit ka argumentuar se ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar ndaj tij dhe ka thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, tha gjatë shpalosjes së deklaratave përmbyllëse se "akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar janë krime”.“Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë", tha prokurori Hafetz.Por, avokatja mbrojtëse e Thaçit, Sophie Menegon, kundërshtoi pretendimet e Hafetz, duke thënë se ZPS-ja po kërkon dënim për Thaçin “sepse i duhet t’i mbulojë dhe arsyetojë masat tejet ndërhyrëse që janë marrë ndaj zotit Thaci për muaj të tërë”.“Pra incizimi i fshehtë i të gjitha bisedave të tij, bisedave telefonike dhe bisedave jo të privilegjuara, përfshirë me bashkëshorten dhe djalin e tij”, theksoi ajo Ajo theksoi se “provat janë të dobëta, akuzat e tyre janë të dobëta, qoftë nga ana ligjore apo faktike, dhe këto e arsyetojnë lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat e ngritura”.Mbrojtja dhe prokurorët do të kenë tre ditë kohë për të dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.Prokuroria tha se nëse Thaçi shpallet fajtor, dënimi për këtë rast do ta vuante "në vijim të ndonjë dënimi tjetër që do të jepet në rastin 6, nëse do të jepet". Për të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Prokuroria kërkoi që të gjithë të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim. Prokuroria kërkoi që Hajredin Kuçi të dënohet me nëntë muaj burgim, ndërkaq, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj të dënohen me nga tre vjet burgim secili. R.Xh/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kosove Fadil Fazliu Isni Kilaj Bashkim Smakaj hagë HAJREDIN KUCI hashim thaci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3739 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
