Lajme Zone
Pedagogët sërish sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
PolitikëJOQ Albania

Pedagogët sërish sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

Pedagogët do të mblidhen sërish sot në protestë në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të nisë në orën 10:00, përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku një numër i konsiderueshëm pedagogësh do të shprehin solidaritetin me të rinjtë dhe kërkesat e tyre. Ata kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve, ndërsa përmes një peticioni kanë kërkuar që zëri i studentëve të dëgjohet nga institucionet.

Lëvizja studentore, e cila vijon prej ditësh, është nxitur nga pakënaqësitë e akumuluara ndër vite për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet në konvikte. Ajo nisi me një grup të vogël të rinjsh të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, por thirrjet dhe mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale bënë që numri i protestuesve të rritej ndjeshëm. Edhe sindikata e pedagogëve ka reaguar për situatën, duke dënuar atë që e cilëson si dhunë policore ndaj studentëve.

Protestat janë përshkallëzuar, duke sjellë bllokim të qarkullimit dhe akte dhune, përfshirë zjarrvënie ndaj institucioneve shtetërore dhe bankave. Pavarësisht tensioneve, studentët vijojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre, ndërsa thirrja “Rama, jep dorëheqjen” mbetet në qendër të tubimeve. Mbështetja e pedagogëve pritet t’i japë më shumë peshë lëvizjes studentore dhe presionit ndaj qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve.