Lajme Zone
Pedagogët mblidhen para Universitetit Politeknik për marshim, thirrje ndërkombëtarëve
PolitikëCNA

Pedagogët mblidhen para Universitetit Politeknik për marshim, thirrje ndërkombëtarëve

Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim Manjola Has...

Në ditën e 8-të të protestës pedagogët janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës për të bërë një marshim në mbështetje të studentëve.

Pedagogët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve.

Ata shprehen se gjatë protestave kanë parë dhunë brutale ndaj të rinjve. “Ne kemi parë civilë të paidentifikuar që shoqërojnë studentët. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm”, tha njëri prej pedagogëve. Pedagogët kanë një thirrje edhe për ndërkombëtarët që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe brutaliteti që po bëhet ndaj të rinjve. “U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të hedhin sytë nga Shqipëria nga ky brutalitet. Shprehim solidaritet ndaj studentëve”, thuhet në reagim./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.