Lajme Zone
PE reagon për protestat në Shqipëri, thirrje protestuesve
PolitikëCNA

PE reagon për protestat në Shqipëri, thirrje protestuesve

Kryeministri Edi Rama vijon të sfidojë e provokojë protest...

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 7 ditësh.

Në një deklaratë të përbashkët, eurodeputetët theksojnë dënojnë dhunën ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Ata iu kanë bërë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci. “Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci”, thuhet në deklaratë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.