Lajme Zone
PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën dhe realizoni zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën dhe realizoni zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike

PE i ka kërkuar Serbisë që të zhvillojë zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike, si dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, si kusht për përparimin drejt anëtarësimit në BE.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, si kusht për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, PE vë në dukje se Beogradi duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE, përmes sundimit të ligjit dhe forcimit të demokracisë. LEXO edhe...Altin Ketro: Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit “Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, shkruhet në postimin në faqen zyrtare të PE. Po ashtu në postim nënvizohet rëndësia e zgjedhjeve të ndershme në Serbi, për zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, theksohet në postim. R.Xh/ReportTv.al serbi kosove BE integrimi ne be parlamenti europian kriza politike ne kosove zgjedhje Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.9% Jo! 19% Disi! 3.1% Vota total: 2909 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?