Lajme Zone
PDK nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina, Hamza: Simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë
PolitikëTelegrafi

PDK nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina, Hamza: Simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës. Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.“Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar kryetari Hamza.Emri dhe vepra e Flora Brovinës mbeten dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe në shërbim të vendit!