Lajme Zone
PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, Dehari këmbëngul për marrëveshje politike
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, Dehari këmbëngul për marrëveshje politike

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë sot në sallën e Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e saj.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë sot në sallën e Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e saj. PDK-ja kishte paralajmëruar se deputetët e saj do të paraqiteshin në Kuvend në orën 11:00, pavarësisht nëse Dehari do ta thërriste zyrtarisht seancën.

Të njëjtit qëndrim i është bashkuar edhe Aleanca. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët e AAK-së do t’u bashkohen atyre të PDK-së në sallën plenare.

“Siç e dini, PDK-ja ka thirrë seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë”, ka thënë Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të garantojnë transparencë, duke pretenduar se mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në seancë.

PDK-ja, ndërkaq, ka kërkuar që Kuvendi të hapet dhe seanca konstituive të vazhdojë.

“Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”, ka shkruar kjo parti, duke iu drejtuar kryesuesit Avni Dehari.

Ndërsa, Dehari ka shkruar gjithashtu në Facebook duke rikujtuar se, kur vitin e kaluar u kishte bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votonin për konstituimin e Kuvendit, përgjigjja e tyre kishte qenë se “nevojitet marrëveshje politike”.

Sipas tij, atëherë tejkalimi i afatit nuk ishte problematizuar nga partitë opozitare.

Ai pretendon gjithashtu se Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimet e mëvonshme për çështjen e konstituimit, u kishte kërkuar palëve të vazhdonin përpjekjet për konstituim edhe pas tejkalimit të afatit, duke e vlerësuar nevojën për konstituimin e Kuvendit si më të rëndësishme se afati.

Afati 30-ditor ka përfunduar

Përplasja rreth vazhdimit të seancës vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar me Kushtetutë dhe i interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin KO124/25.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfi më 7 gusht.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por Kuvendi nuk arriti të përfnte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Procesi mbeti pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.

Pikërisht për zbatimin e këtij aktgjykimi, 14 organizata të shoqërisë civile, të udhëhequra nga AVONET, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në thelb të ngërçit politik mbetet çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar një marrëveshje më të gjerë politike dhe një kandidat konsensual e jopartiak për president, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti t’i takojë asaj.

PDK-ja ka insistuar që fillimisht të respektohen procedurat kushtetuese dhe të përfjë konstituimi i Kuvendit. Aleanca, ndërkaq, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese dhe ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, duke paralajmëruar se vonesat në formimin e institucioneve mund të pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së.

Ndërkohë, sot në Kuvend është planifikuar edhe dita e tretë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, që nis në orën 12:00./REL Top Channel