Lajme Zone
PDK çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Pritet padi dhe për qeverinë ‘Kurti 4’
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

PDK çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Pritet padi dhe për qeverinë ‘Kurti 4’

Qeveria e re e Kosovës u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Pro saj votuan 62 deputetë, ndërsa tetë vota kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë në seancë.

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se të martën do të dorëzojë edhe një kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se kërkesa e dorëzuar në Kushtetuese lidhet me procedurën e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve. PDK-ja kërkon që Gjykata Kushtetuese të vendosë sa më shpejt një masë të përkohshme, me arsyetimin se mund të shkaktohen pasoja juridike dhe institucionale. LEXO EDHE:Pas PDK-së, edhe Aleanca paralajmëron padi në Kushtetuese! Gjini: Qeveria e Kosovës është jo jolegjitime “Është imediate që fillimisht të vendoset masa në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata më të rënda në kuptimin juridik e institucional”, tha Tahiri, duke shtuar se sipas PDK-së, vendimet e Qeverisë së zgjedhur mund të jenë të kontestueshme nëse Kuvendi nuk është konstituuar në mënyrë të ligjshme. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se të martën do të dorëzohet edhe kërkesa tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Kurti 4. Qeveria e re e Kosovës u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Pro saj votuan 62 deputetë, ndërsa tetë vota kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës nuk morën pjesë në seancë. Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, të zhvilluar gjatë orëve të paradites. PDK-ja, ndërkaq, ka bërë të qartë se do të vazhdojë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjet që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën. Lajm në përditësim… Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: kosove PDK LVV gjykata kushtetuese e kosoves Albin Kurti kriza politike ne kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.5% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7641 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?