Partia Demokratike ka përgatitur një udhëzim për reagimin lokal të kësaj strukturave të kësaj force politike, për të mbështetur qytetarët që kundërshtojnë propozimin e PS për hartën e re territoriale. Udhëzimi është firmosur sot nga sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe nga sekretari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani. Në udhëzim theksohet se objektivi është mbështetja e qëndresës qytetare, me qëllim që të mos aprovohet projekti qeveritar për zvogëlimin e numrit të bashkive. LEXO EDHE:Blerja e 3 avionëve zjarrfikës, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet PD-së: S'ka tender sekret, në garë ishin 2 operatorë! Kompania fituese s'ka rekord penal Në dokument theksohet se versioni i paraqitur nga PD për një ndarje me 100 bashki është i duhuri. Po ashtu, në udhëzim theksohet se degët e PD-së duhet të mblidhen urgjentisht brenda kësaj jave, sëbashku me këshilltarët bashkiakë, për të bashkërenduar qëndrimin e tyre me atë të qytetarëve protestues, si dhe për të mbështetur tubimet e tyre. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë... R.Xh/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale PD klevis balliu Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.7% Jo 59.5% Nuk e di 4.8% Vota total: 1491 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
