Lajme Zone
PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë çdo akt dhune dhe intimidimi
PolitikëBalkanWeb

PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë çdo akt dhune dhe intimidimi

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare për lirinë e medias, duke e cilësuar atë si një “alarm serioz” për gjendjen e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare për lirinë e medias, duke e cilësuar atë si një “alarm serioz” për gjendjen e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në deklaratën e saj, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani thekson se fakti që organizata si Reporterët pa Kufij (RSF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime për presionet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura, përbën sipas saj një tregues të përkeqësimit të standardeve demokratike në vend.

“Partia Demokratike dënon çdo akt dhune, kërcënimi, intimidimi apo pengimi ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Liria e medias nuk është privilegj i gazetarëve, por një e drejtë themelore e qytetarëve për t’u informuar lirshëm dhe pa frikë”, thuhet në reagim. PD shprehet gjithashtu e shqetësuar për atë që e cilëson si përdorim të retorikës diskredituese ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile, duke argumentuar se etiketimet politike dhe akuzat për ndikime të huaja krijojnë klimë frike dhe vetëcensure.

Partia Demokratike mbështet thirrjen për hetime të pavarura dhe transparente për çdo rast dhune, kërcënimi apo pengimi ndaj gazetarëve dhe kërkon zbatimin e plotë të Protokollit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve. Sipas PD-së, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta marrin në konsideratë këtë situatë në raportet e tyre për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Liria e medias, liria e shprehjes dhe e drejta për protestë paqësore janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike. Çdo përpjekje për t’i frikësuar ose heshtur ato përbën një sulm ndaj vetë demokracisë dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfn deklarata. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb