Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

PD propozon 3 pr/ligje për kontrollin e fondeve: Duhet gjurmim i parave publike që i përdor privati, të krijohet regjistri elektronik për financimet dhe pasuritë shtetërore


Ndryshime propozohen edhe në ligjin “Tregtarët Dhe Shoqëritë Tregtare”, me qëllim gjithashtu ngritjen e mekanizmave për gjurmim të fondeve apo pasurive publike.

PD prezantoi një paketë ligjore që synon të forcojë gjurmueshmërinë e fondeve publike që administrohen nga privati, përmes ndryshimeve në tre ligje. Propozohet edhe krijimi i një regjistri elektronik publik për financimet dhe pasuritë shtetërore, me qëllim parandalimin e abuzimeve me paratë e taksapaguesve. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prezantoi një paketë ligjore me 3 nisma që synojnë forcimin e kontrollit, gjurmimit dhe transparencës mbi fondet dhe pasuritë publike që transferohen apo përdoren nga subjektet private. “Në të gjithë sektorët e ekonomisë ku transferohen qindra milionë euro para publike dhe ku nuk mund sot, as të kërkosh informacion sepse askush nuk përgjigjet, e jo më të kërkosh llogari apo të auditosh se ku realisht shkojnë këto para, si përdoren dhe cili i përfiton”, tha Eno Bozdo, nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe deputet i PD. LEXO EDHE:‘Sot thoni dokrra në Kuvend’/ Spaho ‘rrëzon’ opozitën: Mbështetët krijimin e Gjykatës Speciale! Berisha votoi pro ngritjes së komisionit të Dick Marty PD propozon ndryshime në ligjin “për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, duke i dhënë kompetenca për të audituar pasuritë publike që i janë transferuar privatit. “Për të parandaluar evazionin përmes skemave zinxhir, kontrolli shtrihet në mënyrë të arsyetuar edhe te shoqëritë e kontrolluara, nënkontraktorët dhe përfituesit e mëtejshëm, por rreptësishtë vetëm për pjesën e fondit publik të transferuar”, tha Kaso. Gjithashtu propozohen ndryshime në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. “Çdo institucion shtetëror ngarkohet të krijojë dhe mirëmbajë një regjistër elektronik publik për të gjitha financimet dhe asetet e dhëna te privati, duke i transmetuar të dhënat periodikisht te KLSH dhe Ministria e Financave”, tha Kaso. Ndryshime propozohen edhe në ligjin “Tregtarët Dhe Shoqëritë Tregtare”, me qëllim gjithashtu ngritjen e mekanizmave për gjurmim të fondeve apo pasurive publike. “Sanksionohet rregulli që shoqëritë tregtare sigurojnë evidentimin e veçantë dhe të gjurmueshëm të fondeve apo pasurive publike, të dallueshme nga burimet private”, thotë Kaso. Deputetët e PD-së thonë se përmes kësaj pakete ligjore synohet të ndalohet abuzimi dhe keqpërdorimi i pasurive publike, duke garantuar gjurmueshmëri të parave publike edhe kur posedohen nga privati. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: ivi kaso komisioni i ekonomise fonde PD enno bozdo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3362 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?