Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PD pas akteve të dhunës në protestë? Berisha: Akuzë bajate, Rama po nxit konflikt! Vendimi i gjykatës për protestuesit doli nga zyra e tij (VIDEO)


Me refuzimin për të dhënë dorëheqjen, Edi Rama po e çon vendin drejt një konflikti më të gjerë thotë kryeopozitari Sali Berisha, i cili paralajmëron përshkallëzim të situatës, pas daljes së kreut të qeverisë mëngjesin e së premtes në një prej bizneseve të djegura nga protestuesit në rrugë. "Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit dërgoi mbrëmë narkobandat e tij policë me mjete policie dhe

Me refuzimin për të dhënë dorëheqjen, Edi Rama po e çon vendin drejt një konflikti më të gjerë thotë kryeopozitari Sali Berisha, i cili paralajmëron përshkallëzim të situatës, pas daljes së kreut të qeverisë mëngjesin e së premtes në një prej bizneseve të djegura nga protestuesit në rrugë. "Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit dërgoi mbrëmë narkobandat e tij policë me mjete policie dhe automjete policie për të thyer xhamat, terrorizuar dhe hedhur spraj ndaj vajzave në konviktet e studenteve, akte këto tipike të diktaturave të bandës. Në fjalën e tij, ai shtoi revoltën tek mbarë shqiptarët. Deklaroi në mënyrën më të papërgjegjshme se nuk jep dorëheqje. Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë. Në spitalet e vendit po mjekohen protestues me kafkë të shpuar nga plumbi në ballë, i gomës mundet, atë që ka treguar skaneri, tregon vrimën në pjesën ballore të vajzës së goditur", tha Berisha. LEXO edhe...Protestat në Tiranë, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën Përgjigje i ktheu edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se dhunën po e orkestron opozita, që kërkon djegien e vendit në një moment të rëndësishëm për integrimin. “Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë deri në fund. Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e tij e zezë, sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm, që është opozita, dhe armikut të jashtëm. Kësaj here nuk e morëm vesh, nuk e kemi idenë nëse është Greqia, Irani, Serbia apo dikush tjetër, por flasim për një armik të jashtëm në bashkërendim me opozitën. Opozita do të qëndrojë me të gjitha fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqjen, largohu menjëherë!", tha Berisha. Në zyrën e Edi Ramës thotë se janë shkruar edhe vendimet e gjykatës sot për të lënë në burg 1 protestues dhe 6 të tjerë në arrest shtëpie. “PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore”, vijoi Berisha. Për t’i bërë jo vetëm mbrojtjen politike, por edhe atë ligjore, në funksion të protestuesve që ndalohen për aktet e dhunës, PD ka vënë edhe një ekip avokatësh në dispozicion. Ora 12:49 PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha i përgjigjet PS-së: Akuza bajate të Ramës, nuk na e thatë se kush është armiku i huaj kësaj radhe (VIDEO) Sali Berisha iu përgjigj akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave. Nga konferenca për shtyp në selinë blu, Berisha i cilësoi akuzat si bajate dhe ironizoi qëndrimin e Edi Ramës se pas kësaj situate qëndrojnë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.“Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë deri në fund. Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e tij e zezë, sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm, që është opozita, dhe armikut të jashtëm. Kësaj here nuk e morëm vesh, nuk e kemi idenë nëse është Greqia, Irani, Serbia apo dikush tjetër, por flasim për një armik të jashtëm në bashkërendim me opozitën. Opozita do të qëndrojë me të gjitha fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqjen, largohu menjëherë!", tha Berisha. Share Ora 12:34 Një protestues në burg dhe 6 në arrest shtëpie, Berisha sulmon gjyqtaren që dha masat: Në konflikt interesi, vendimi u mor në zyrën e Ramës (VIDEO) Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Amarilda Sulaj që la në burg një prej protestuesve dhe 6 të tjerë caktoi masën arrest në shtëpi. Berisha thotë se vendimi është marrë në zyrën e Ramës dhe sipas tij gjyqtarja ishte në konflikt të hapur interesi dhe se duhej të hiqte dorë nga shqyrtimi i masave të sigurisë.“Partia Demokratike dënon vendimet e sotme, të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit të saj, duhej të refuzonte shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj heronjve të revoltës. Këto janë masa politike, të dhëna nga Rama nëpërmjet gjykatës. A mund ta imagjinoni ju? Studenti Metaj, luani i protestës, pa asnjë akt dhune, përveç reagimeve të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, lihet në arrest shtëpie, njësoj si Karçanaj e AKSHI-t të Surrelit. A mund të imagjinohet një gjë e tillë? Ajo që, me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t, ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra milionë euro, ndodhet në arrest shtëpie, njësoj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm dhe guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv”, tha Berisha. Share SI.E./ReportTv.al sali berisha protestat kunder qeverise PS PD edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.7% Jo 79.7% Disi 3.5% Vota total: 2216 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?