Lajme Zone
PD nuk votoi rezolutën për anëtarësimin në BE, Rama: Europarlamentarët dhe PS votuan pro Shqipërisë, opozita iku për të dalë në fotoprotestë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

PD nuk votoi rezolutën për anëtarësimin në BE, Rama: Europarlamentarët dhe PS votuan pro Shqipërisë, opozita iku për të dalë në fotoprotestë

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita. Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita. Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit dhe përmban vlerësimet për ecurinë e anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por këtu palët ndahen. LEXO edhe...Jakin Marena: Samiti në Tiranë, ‘filos’ Albini, ‘qirie’ Beleri, atletet dhe ‘patllakja’ e Ramës Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se "të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste". Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste Sepse #ShqipëriaNukNdalet Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë Sepse #PartiaSocialisteNukNdalet Share PD pretendoi se amendamentet e tyre që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion si dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave u rrëzuan. Partia Socialiste bëri sot të ditur se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ora 22:11 Bardhi: Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin të gjithë si kloun të korruptuar, eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Edi Rama. Bardhi shkruan se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Be-Shqipëri, miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga PS.Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si ‘klloun të korruptuar’ dhe ‘zar të krimit të organizuar’.Postimi i Gazment Bardhit VLERËSIMI: ★✩✩✩✩Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar!Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë.Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfni në koshin e plehrave të historisë!Sqarim për qytetarët:Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi.Amendamentet e miratuara kërkonin:* ndalimin e blerjes së votës, patronazhimit dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore;* rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;* respektimin e standardeve europiane për imunitetin parlamentar;* mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë;* transparencë për PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike;* mbrojtjen e pronës, zonave të mbrojtura dhe lirisë së medias.Një lojë me letra bixhozi në një lokal të Strasburgut mund të jetë e vetmja dorë që fitoi delegacioni i PS-së. Sepse në tavolinën politike të Europës, eurodeputetët u bashkuan me opozitën për të miratuar amendamente që denoncojnë pikërisht modelin e qeverisjes së Edi Ramës: blerjen e votës, patronazhimin, korrupsionin, kapjen e shtetit, cenimin e pavarësisë së drejtësisë, PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike. Share K.M/K.B/ReportTv.al edi rama parlamenti europian PS PD Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 66.2% Jo 29.2% Disi 4.6% Vota total: 1173 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?