Lajme Zone
PD letër Peleshit: Kuvendi prej dy muajsh nuk zbaton vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

PD letër Peleshit: Kuvendi prej dy muajsh nuk zbaton vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me pretendimet e PD për përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nisj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me pretendimet e PD për përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nisjen e procedurave për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LEXO edhe...Berisha: Arrestimi i ish-kreut të SHISH, më i rëndë se i çdo zyrtari! Fjalimi i Ramës në OKB turp, nuk foli për UÇK Sipas PD-së, vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, më 22 korrik 2026, ka hyrë në fuqi po atë ditë. Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit. “Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së. Bardhi e akuzon kryetarin e Kuvendit për mosveprim dhe thotë se kjo situatë cenon, sipas opozitës, të drejtat e pakicës parlamentare dhe shtetin e së drejtës. “Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër. Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e grupit parlamentar të PD. Klikoni këtu për të parë dokumentin e plotë R.Xh/E.H/ReportTv.al gazment bardhi niko peleshi gjykata kushtetuese zgjedhjet e 11 majit komision hetimor grupi parlamentar i pd PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.5% Disi 11.1% Vota total: 4743 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?