Lajme Zone
PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Ligji për statusin e magjistratëve të vijojë konsultimet me sistemin e drejtësisë
PolitikëEuronews Albania

PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Ligji për statusin e magjistratëve të vijojë konsultimet me sistemin e drejtësisë

Partia Demokratike këtë enjte ka dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku i kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare.

Partia Demokratike këtë enjte ka dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku i kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare. PD kërkon që të hiqet ligji për statusin e magjistratëve dhe të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës, PD kërkon: Në përputhje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, ndryshimin e Rendit të Ditës së seancës së datës 17 shtator 2026 dhe heqjen nga Rendi i Ditës i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar. Në përputhje me nenin 87 të Rregullores së Kuvendit, kalimin e projektligjit për vlerësim edhe në Këshillin e Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim që të rivlerësojë projektligjin në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe me qëndrimet e paraqitura nga gjyqësori. Kuvendi të nisë pa asnjë vonesë një proces real, efektiv dhe transparent konsultimi me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe shoqatat përfaqësuese të magjistratëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje finale për këtë problematike dhe reflektimin korrekt të standardeve të përcaktuara në vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese. Kerkese per ndryshim rendi dite date 17 shtator 2026Download