Lajme Zone
PD dënon deklaratën e ministres serbe: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

PD dënon deklaratën e ministres serbe: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, të cilën e cilëson si raciste dhe antishqiptare. Ministrja serbe është shprehur se, nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën". Në reagimin e saj zëdhënësja e PD, Floriana Garo,

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, të cilën e cilëson si raciste dhe antishqiptare. Ministrja serbe është shprehur se, nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Në reagimin e saj zëdhënësja e PD, Floriana Garo, dënon ashpër deklaratën e Paunoviçit, duke e cilësuar atë si përfaqësuese të ultranacionalizmit serb, ndërsa kritikon edhe kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për mungesën e një reagimi zyrtar.

Partia Demokratike kërkon që Snezhana Paunoviç të shpallet "non grata" dhe të përballet me procedura ligjore për nxitje të gjenocidit.

DEKLARATA:

Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.

Në këtë deklaratë, ajo shprehet: "Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën."

Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij "Patkoi" dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t'i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.

Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm