Nëse vërtet janë shitur armë në vendet në konflikt nga ana e Shqipërisë, atëherë kjo është bërë në kundërshtim me ligjet e NATO-s dhe BE-së, akuzoi Partia Demokratike këtë të premte. Duke iu referuar deklaratave të Ron Yeffet në audiopërgjimin e pretenduar, PD thotë se ai pohon që origjina e armëve të kenë qenë vendet e Afrikës, por NATO përcakton në rregulloret e saj se tenderët dhe kontratat e mbrojtjes u lejohen vetëm kompanive që janë të regjistruara dhe operojnë brenda vendeve anëtare të aleancës. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, iu referua edhe deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, në Kuvend më 23 prill, ku ai tha se kompania Advanced Arm of Technology, e lidhur me KAYO-n, ka prodhuar armë që përdoren në një vend në konflikt. Sipas opozitës, kompania zotërohet në masën 80% nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca. Demokratët ngrenë dyshime se armët mund të jenë siguruar nga Nigeria, Sudani apo Angola dhe më pas të jenë tregtuar përmes Shqipërisë. LEXO edhe...Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë, drejtoresha e Thesarit jep ‘llogari’ në SPAK “Në rast se ka ndodhur vërtet që Ermal Nufi, me bekimin e Edi Ramës, ka shitur armët e Ron Yeffet, atëherë ato armë vijnë nga vende të tilla si Nigeria, Sudani apo Angola dhe kjo nuk do të ishte asgjë më shumë se trafik armësh me licencën e qeverisë shqiptare”, tha Garo. Duke e cilësuar këtë një çështje që cenon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me partnerët, opozita kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK-u, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Nufi. “Partia Demokratike kërkon që Edi Rama, Ermal Nufi dhe të gjithë ata që kanë gatuar këtë rrjet korrupsioni, trafiku dhe paligjshmërie të japin dorëhqejen dhe të shkojnë para drejtësisë”, tha Garo. Pas audiopërgjimeve të publikuara për trafik armës, opozita kërkoi komision hetimor për veprimtarinë e KAYO, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca. Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Armët e shitura nga ana e Shqipërisë në vendet në konflikt janë në kundërshtim me ligjet e NATO-s dhe të BE-së Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes, në seancën e datës 23 prill do të deklaronte se kompania bijë e KAYO-s, Advanced Arm of Technology, e cila zotërohet nga Ron Yefet dhe Arjeta Puca në masën 80% të saj, ka prodhuar dhe ka shitur armë në zonat e konfliktit ‘Dhe së fundmi kemi edhe kompaninë AAT, Advanced Arm of Technology, që prodhon armë dhe këto armë, siç e thashë edhe një herë, janë në përdorim në një vend në konflikt diku, jo patenta fiktive’ tha Nufi Por, nga verifikimet tona rezulton se në rastin më të mirë ose kemi të bëjmë me një mashtrim publik të Nufit, ose me një shkelje të hapur të ligjeve të NATO-s dhe të BE-së, duke rrezikuar kështu seriozisht procesin e integrimit, por duke vënë edhe në dyshim pozicionin e Shqipërisë mes vendeve partnere të NATO-s. Në rast se ka ndodhur vërtet që Ermal Nufi, me bekimin e Edi Ramës, ka shitur armët e Ron Yeffet, atëherë ato armë vijnë nga vende të tilla si Nigeria, Sudani apo Angola dhe kjo nuk do të ishte asgjë më shumë se trafik armësh me licencën e qeverisë shqiptare. Sipas rregulloreve të NATO-s për mbështetjen dhe prokurimin, si dhe rregullave të financimit të përbashkët të NATO-s, dokumenti AC/4-D/2261 që rregullon Prokurimin Ndërkombëtar me Konkurrencë përcakton edhe kriteret që lidhen me kombësinë dhe origjinën e prodhimit. Kriteri i kombësisë së prodhimit të armëve apo municioneve është ndër kriteret bazë: tenderët dhe kontratat e mbrojtjes për furnizimin e forcave të NATO-s u lejohen vetëm kompanive që janë të regjistruara dhe operojnë brenda vendeve anëtare të NATO-s, thuhet në rregulloren për tenderët dhe financimin. Ron Yefet e pranoi se armët që do t’u shiteshin vendeve të BE-së do të vinin nga Afrika dhe, specifikisht, nga Nigeria, Angola apo Sudani. Të trija këto vende nuk janë shtete anëtare të NATO-s. Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes ka shkelur me të dyja këmbët nenin 346 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, si dhe kriterin kryesor të BE-së për tregtinë, ‘Gjithçka përveç armëve’ e cila u lejon vendeve më pak të zhvilluara të Afrikës të eksportojnë mallra drejt BE-së, por në mënyrë kategorike jo armë I njëjti nen jep shteteve anëtare të drejtën sovrane të mbrojnë ‘interesat thelbësore të sigurisë së tyre’ në lidhje me tregtinë e armëve. Sipas këtij parimi, agjencitë kombëtare të kontrollit të eksport-importit refuzojnë të japin leje importi për armë që vijnë nga vende që nuk ofrojnë siguri të plotë gjeopolitike apo që nuk garantojnë standarde të larta kontrolli, dhe vendet e Afrikës nuk janë në këtë listë. E pra, është e qartë që Nufi i Ramës, me urdhër të këtij të fundit, ka shfrytëzuar një prej arritjeve më të mëdha të Shqipërisë, siç është anëtarësimi në NATO, për të bërë trafik armësh nga Afrika ose vende jashtë BE-së nën siglën e shtetit shqiptar, duke cenuar jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe atë të vendeve partnere. Është dhe kjo një prej arsyeve kryesore që opozita shqiptare kërkon hetim të menjëhershëm prej organeve ligjzbatuese dhe e sheh po aq të paligjshme dhe kundër interesave kombëtare heshtjen e SPAK-ut. Partia Demokratike kërkon që Edi Rama, Ermal Nufi dhe të gjithë ata që kanë gatuar këtë rrjet korrupsioni, trafiku dhe paligjshmërie të japin dorëhqejen dhe të shkojnë para drejtësisë. Koha nuk pret. SI.E./U.D/ReportTv.al floriana garo kayo Ron Yeffet Ermal Nufi spak trafik armesh Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3440 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

