Lajme Zone
PD akuza për makinën e Ramës: Mbi 100 mijë euro! Miliona euro të shpenzuara nga adminsitrata për automjete luksi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

PD akuza për makinën e Ramës: Mbi 100 mijë euro! Miliona euro të shpenzuara nga adminsitrata për automjete luksi

PD akuzon qeverinë për shpenzime të larta për automjete, duke iu referuar makinës me të cilën Rama u largua nga mbledhja në Pogradec. Sipas Genta Vangjelit, Mercedes-Benz S kushton mbi 100 mijë euro, ndërsa kërkoi nga SPAK të hetojë shpenzimet e fondeve publike.

Partia Demokratike akuzon qeverinë për shpenzime të larta për automjete, duke iu referuar jo vetëm makinave të anëtarëve të kabinetit, por edhe një “Benz” me të cilin kryeministri Edi Rama u filmua gjatë mbledhjes dyditore në Pogradec me ministrat dhe strukturat e PS. Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha në një deklaratë nga selia blu se bëhet fjalë për një Mercedes-Benz S, që sipas saj kushton mbi 100 mijë euro. LEXO edhe...Tabaku për nismën e qeverisë për çmimet: Ulni taksat, luftoni monopolet dhe subvenciononi bujqësinë (VIDEO) “Teksa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, kryeministri Rama shfaqet me automjete luksi. Vetë Kryeministri Rama u shfaq pak ditë më parë në Pogradec, pas mbledhjes së qeverisë, duke u larguar me një Mercedes-Benz S, një automjet luksoz i cili kushton mbi 100.000 euro”, tha Vangjeli. Vangjeli tha se administrata ka shpenzuar miliona euro për blerjen, ose marrjen me qira të automjeteve. Ajo përmendi edhe një procedurë të fundit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për blerjen e tre automjeteve, me vlerë sipas saj rreth 200 mijë euro. “Procedura e fundit, publikuar disa ditë më parë në regjistrin e prokurimeve, me objekt blerje e 3 automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, drejtuar nga Delina Ibrahimaj, i kushton qytetarëve 200.000 euro (konvertuar me kursin e këmbimit sot). 3 automjetet e MEI do të furnizohen nga i njëjti operator, Mektrin Motors, biznesi i familjes së Emirjana Sakos. Në përpjekjen e dështuar të Edi Ramës dhe sojit të tij për të bindur shqiptarët se qeveria punon dhe përpiqet për të mirët e tyre”, tha Vangjeli. Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK që të hetojë mënyrën se si shpenzohen fondet publike. Deklaratë për media zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli: Teksa propagandon kursime e mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike, kryeministri Rama shfaqet me automjete luksi, blerë sigurisht me paratë e shqiptarëve të varfër. Vetë Kryeministri Rama u shfaq pak ditë më parë në Pogradec, pas mbledhjes së qeverisë, duke u larguar me një Mercedes-Benz S, një automjet luksoz i cili kushton mbi 100.000 euro. E normalisht të njëjtin shembull ndjekin edhe vartësit e tij. Sipas Open Procurement, administrata e Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për automjete të blera, me qira apo leasing. Më tepër se 10 milionë euro kanë shkuar për këto blerje në duart e kunatit të KB socialiste të Durrësit, Emirjana Sakos. Procedura e fundit, publikuar disa ditë më parë në regjistrin e prokurimeve, me objekt blerje e 3 automjeteve për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, drejtuar nga Delina Ibrahimaj, i kushton qytetarëve 200.000 euro (konvertuar me kursin e këmbimit sot). 3 automjetet e MEI do të furnizohen nga i njëjti operator, Mektrin Motors, biznesi i familjes së Emirjana Sakos. Në përpjekjen e dështuar të Edi Ramës dhe sojit të tij për të bindur shqiptarët se qeveria punon dhe përpiqet për të mirët e tyre. Përfundimi është i qartë: Propagandë me fjalë, miliona për luks në praktikë. Paratë publike përdoren për të financuar një administratë që nuk njeh kufij në shpenzime. Kontratat publike vijojnë të përqendrohen tek një rreth i ngushtë operatorësh ekonomikë pranë pushtetit. Partia Demokratike ripërsërit thirrjen e saj. SPAK të hetojë si shpenzohen paratë e shqiptarëve. Mjaft më me propagandë. Mjaft më me padrejtësi. Mjaft më me vjedhje e korrupsion. Shqiptarët kërkojnë drejtësi. SI.E./ReportTv.al Emirjana Sako Delina Ibrahimaj ministria e ekonomise edi rama Genta Vangjeli PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4440 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?