Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pavarësisht refuzimeve, kryeministri Rama 'këmbëngul' për dialog! Fton sërish protestuesit për bisedime, sofra e gurtë vendoset para Kryeministrisë (VIDEO)


Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur sofra e gurtë, me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’. Njësoj si dje, edhe sot mungojnë karriget rreth sofrës, të cilat ditët e tjera janë djegur e thyer vazhdimisht nga protestuesit. LEXO edhe...Raporti i KLSH për qarkul

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur sofra e gurtë, me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’. Njësoj si dje, edhe sot mungojnë karriget rreth sofrës, të cilat ditët e tjera janë djegur e thyer vazhdimisht nga protestuesit. LEXO edhe...Raporti i KLSH për qarkullimin rrugor në Tiranë: Rreth gjysma e kamerave jashtë funksionit edhe para nisjes së protestave, problematika edhe me disa semaforë Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë. Kryeministri Rama ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa prek edhe protestuesit jo të dhunshëm, të cilët bëhen pjesë e tubimeve të dhunshme. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS ditën e djeshme, kryetari Taulant Balla tha se ligji për tubimet, pjesë e paketës ligjore anti-dhunë të propozuar nga Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë, përmes një akti normativ të miratuar nga Qeveria. R.Xh/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise proteste kryeministria Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.6% Jo 19.3% Nuk e di 3.2% Vota total: 1682 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?