Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pavarësisht refuzimeve, kryeministri Rama fton sërish protestuesit për dialog! Sofra e gurtë vendoset para Kryeministrisë (VIDEO)


Kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit ka paraqitur edhe paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm, por edhe për këdo që bëhet pjesë e tubimeve të dhunshme.

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish sot protestuesit për dialog, përmes sofrës së gurtë të vendosur para Kryeministrisë, sipër së cilës janë vendosur disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish. Dhuna e personave të maskuar gjatë protestave, mund të ketë qenë shkaku kryesor për rënien e pjesëmarrësve. LEXO edhe...Tiranë/ Arrest në shtëpi, por qarkullonte i armatosur, 41-vjeçari kapet me pistoletë dhe municion! Vihet në pranga Po ashtu, kryeministri Rama gjatë ditëve të fundit ka paraqitur edhe paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm, por edhe për këdo që bëhet pjesë e tubimeve të dhunshme. Pardje, Qeveria kaloi aktin normativ përmes të cilit, ndër të tjera, policisë i jepet e drejta të ndalojë në rast rreziku manifestime pranë institucioneve për 72 orë. Ndryshimet parashikojnë ndërhyrje për fshirjen e materialeve online që përmbajnë thirrje për dhunë si dhe 9 kategori gjobash që nisin nga 100 deri në 500 mijë lekë. R.Xh/ReportTv.al edi rama kryeministria Dialog protestat kunder qeverise proteste Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41.3% Nuk e di 8% Vota total: 213 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?