Lajme Zone
Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka një udhëzim të përgjithshëm që përcakton mënyrën e hetimit të veprave penale, përfshirë edhe ato që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Braho theksoi se prokurorët kanë detyrimin të hetojnë jo vetëm veprën penale, por edhe pasuritë e personave të dyshuar.

Sipas tij, ka një udhëzim të përgjithshëm për mënyrën si duhen hetuar, duke përcaktuar se duhet kërkohen pasuritë që vijnë nga produkti, pasuri të pajustifikuara dhe pasuri që janë të ligjshme por kanë të njëjtën vlerë sa vlera e produktit. “Në SPAK ka një udhëzim të përgjithshëm për mënyrën si duhen hetuar veprat penale përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me akuzat për korrupsion për zyrtarët. Duhet të kërkohen pasuritë që vijnë nga produkti, pasuri të pajustifikuara, pasuri që janë të ligjshme por kanë të njëjtën vlerë sa vlera e produktit. Pasuritë duhet të sekuestrohen dhe konfiksohen. Pavarësisht sa raste gjenden në çdo rast Hetimet kryhen”, tha Braho. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.